Bota

Senatori amerikan vizitë në Beograd: E ardhmja e Serbisë është me BE-në e SHBA-në, jo me Rusinë 

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Murphy tha se shpreson që Serbia të miratojë sanksione perëndimore kundër Rusisë për shkak të invadimit të Ukrainës, duke theksuar se ky vend nuk ka të ardhme në një aleancë me Moskën.

28 Maj 2023, 11:11 Nga a.l
Senatori amerikan vizitë në Beograd: E ardhmja e Serbisë
Chris Murphy

KOSOVË- Senatori amerikan, Chris Murphy dhe Gary Peters kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, ku janë takuar me lderin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren e vendit Ana Brnabiç. Në fokus të bisedimeve ishin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Murphy tha se shpreson që Serbia të miratojë sanksione perëndimore kundër Rusisë për shkak të invadimit të Ukrainës, duke theksuar se ky vend nuk ka të ardhme në një aleancë me Moskën.

"Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës ka qenë një fatkeqësi absolute dhe besimi im është se Rusia përfundimisht do ta humbasë këtëluftë. E ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara jo me Rusinë," tha Murphy, duke shtuar se “nuk ka të ardhme me Rusinë.

Megjithëse Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE dhe e ka dënuar pushtimin në Kombet e Bashkuara, Beogradi ka ruajtur marrëdhëniet e tij historikisht miqësore me Moskën. Vizita e Murphy-t në Beograd erdhi, ndërsa shefi i inteligjencës pro-ruse i Serbisë Aleksandër Vulin udhëtoi për në Moskë për një konferencë sigurie. Serbia është gjithashtu një nga vendet e pakta me lidhje direkte ajrore me qytetet ruse dhe është, pothuajse, plotësisht e varur nga Rusia për furnizimet me energji.

"Ajo që Rusia ka bërë në Ukrainë është e papranueshme. Unë me të vërtetë shpresoj se e ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Evropian, ajo është e lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe sa më shpejt të kemi një përafrim më të mirë, më të ngushtë me politikën e Rusisë, aq më mirë," tha Murphy.

Senatorët amerikanë përgjatë 1 jave zhvilluar vizita zyrtare në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

chris murphy

Sondazh

Poll