Bota

Sinan Ogan voton në Ankara, MESAZHI: Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin stabilitet në vendin tonë

Politikani nacionalist, i cili u rendit i treti në votimin e raundit të parë, mbështeti Erdoganin dhe u përgëzua për rolin e tij në votimin e raundit të dytë. 

28 Maj 2023, 11:07 Nga a.l
Sinan Ogan voton në Ankara, MESAZHI: Shpresoj që këto zgjedhje
Sinan Ogan

TURQI- Sinan Ogan hodhi votën e tij në shkollën e mesme Kocatepe Mimar Kemal Anadolu në kryeqytet, Ankara. Politikani nacionalist, i cili u rendit i treti në votimin e raundit të parë, mbështeti Erdoganin dhe u përgëzua për rolin e tij në votimin e raundit të dytë. 

"Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin stabilitet në vendin tonë dhe ne do të kontribuojmë për këtë", mësohet të ketë thënë Ogan. 

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll