Sport

Manchester United ofron 55 milionë paundë për Mason Mount të Chelseat...

Sipas mediave britanike, Manchester United do të bëjë një ofertë prej 55 milionë paundë për sulmuesin e Chelseat, Mason Mount.

24 Maj 2023, 12:24 Nga DOSJA
Manchester United ofron 55 milionë paundë për Mason Mount të

ANGLI - Lojtari i kombëtares angleze Mason Mount, i cili humbi javët e fundit të sezonit për shkak të një dëmtimi, është objektivi kryesor i transferimit të Erik Ten Hag gjatë afatit kalimtar të verës. Trajneri i United dëshiron ta mbyllë këtë marrëveshje sa më shpejt!

Mount po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsea, me të ardhmen e tij gjithnjë e më të pasigurt. Burime në “Old Trafford” kanë thënë, se klubet kanë vendosur të hapin bisedimet për nënshkrimin e 24-vjeçarit. 

United dëshiron të japë rreth 55 milionë paund (63 milionë euro) për ta bërë atë të tyren, një çmim që sigurisht është shumë më i vogël se vlerësimi i “bluve” për lojtarin që arrin në 85 milionë paund (97 milionë euro).

Sipas "Daily Mail", "Djajtë e Kuq" mund ta rrisin vlerësimin e tyre fillestar për Mount, duke pasur parasysh vendosmërinë e Ten Haag për të shtuar sulmuesin në radhët e tyre për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se përveç Unitedit, edhe Arsenali është i interesuar për Mount, pasi Mikel Arteta dëshiron të ndërtojë në vendin e dytë që skuadra e tij zuri këtë vit. Gjithashtu edhe Liverpool po ndjek në mënyrë aktive një marrëveshje për anglezin, pasi Jurgen Klopp kërkon të rindërtojë mesfushën e tij pas një sezoni të vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll