Sport

Guardiola 'vulos' të ardhmen me Man.Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vulosur të ardhmen e tij përpara sezonit të ardhshëm.

24 Maj 2023, 10:03 Nga DOSJA

Guardiola 'vulos' të ardhmen me Man.Cityn

ANGLI - Manchester City është i papërmbajtshëm në fund të sezonit. Pas Arsenalit në pjesën më të madhe të sezonit, kampionët anglezë në fund arritën të ruanin kurorën e tyre, duke mposhtur ‘Topçinjtë’ në shtëpi direkt. 

Tash e tutje, ‘Cityzen’ kanë vetëm një dëshirë: të fitojnë dy trofetë e tjerë që janë FA Cup dhe Champions League, ku në finale do të përballen me Manchester United dhe italianët e Interit. 

Mjafton të thuhet se Pep Guardiola do të kishte fituar të gjithë trofet e mëdha të mundshme në fund të sezonit në Anglinë e Veriut, nëse do të shtonte edhe C1 në listën e tij. 

Kaq mjaftojnë për t'i dhënë atij dëshirën për të mos u larguar. Në komentet e raportuara nga Fabrizio Romano, tekniku spanjol konfirmoi se do të qëndrojë sezonin e ardhshëm edhe në rast të një trefishi historik: "Unë do të qëndroj në Man.City sezonin e ardhshëm.

Nuk mendoj se do të largohem nga klubi. Do të qëndroj për sezonin tjetër, me 100 faulle për Premier League kundër nesh, mos u shqetësoni. Ne do të jemi atje",- shpjegoi ai në lidhje me hetimin e nisur nga Premier League ndaj Mancherster Cityt. Lajm i mirë për të gjithë tifozët ‘mancunianë’.

Guardiola 'vulos' të ardhmen me Man.Cityn

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll