Sport

Spallettin e ngatërrojnë me... striptistin që prisnin në një festë beqarie! Shikoni videon

Luciano Spalletti ishte duke ecur me biçikletë në një shesh të Napolit, kur papritur u kap nga një grup femrash, që e ngatërruan me... striptistin që prisnin në festën e beqarisë së shoqes së tyre!

24 Maj 2023, 12:10 Nga DOSJA

Spallettin e ngatërrojnë me... striptistin që prisnin në

ITALI - Në ditët e fundit, Luciano Spalletti është shfaqur si një “i arratisur” nga Napoli, pas përçarjes së tij të dyshuar me pronarin e klubit, Aurelio De Laurentiis. Trajneri italian vuri vulën e tij në rikthimin e “partenopeit” në fronin italian, por debati tani është zhvendosur nëse ai do të qëndrojë apo jo në sezonin e ri.

Megjithatë, fundjavën e kaluar, bisedat rreth emrit të trajnerit 64-vjeçar u fokusuan në diçka krejtësisht jashtë futbollit. Konkretisht, rreth një... feste beqarie.

Trajneri i Napolit u bë personazh në një video që është bërë virale, duke e treguar atë duke ecur me biçikletë në një shesh të qytetit, kur papritur has një grup femrash. Dhe ato iu afruan atij duke menduar se ai ishte striptisti, që prisnin në festën e beqarisë së shoqes të tyre !

Spalletti, pa e ditur, hyri në ambientin ku po mbahej festa e beqarisë së nuses dhe të pranishmit, pa e kuptuar, sigurisht se kë kishin vërtet përballë, dëgjohen duke thirru: "Ti je striptisti që kemi pritur?" .

Pas përgjigjes së tij negative, të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura dhe pavarësisht momentit të sikletshëm, të ftuarat kanë bërë një selfie me trajnerin toskan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll