Sport

DISIPLINA/ Vinicius u fal, i hiqet kartoni i kuq. Valencia ndëshkohet, mbyllet tribuna ‘Mario Kempes’ për 5 ndeshje…

Një vendim epokal, ai i marrë nga Komiteti i Garës (Komisioni i Disiplinës dhe Etikës) i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), i cili pas takimit për shtatë orë, anuloi sanksionin disiplinor ndaj brazilianit, nisur nga provat e siguruara nga Real Madrid

24 Maj 2023, 08:00 Nga DOSJA

DISIPLINA/ Vinicius u fal, i hiqet kartoni i kuq. Valencia ndëshkohet,

SPANJE - Vinicius Junior nuk do të skualifikohet, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes Valencia-Real Madrid, të luajtur të dielën në Mestalla. 

Një vendim epokal, ai i marrë nga Komiteti i Garës (Komisioni i Disiplinës dhe Etikës) i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), i cili pas takimit për shtatë orë, anuloi sanksionin disiplinor ndaj brazilianit, nisur nga provat e siguruara nga Real Madrid. Kësisoj, Vinicius do të jetë në gjendje të dalë rregullisht në fushë nesër kundër Rayo Vallecano.

Motivimi: Iglesias Villanueva, kreu i VAR-it në Mestalla, nuk i kishte treguar gjyqtarit De Burgos Bengoetxeas të gjithë sekuencën e konfliktit midis Vinicius dhe Hugo Duro, "duke ndikuar në vendimin e arbitrit". 

DISIPLINA/ Vinicius u fal, i hiqet kartoni i kuq. Valencia ndëshkohet,

Lojtari i Valencias kapi për qafe kundërshtarin e tij, por ky gjest nuk do të ishte shfaqur gjatë rishikimit të pamjeve, duke bërë kështu që arbitri të ndëshkonte vetëm numrin 20 të Real Madridit. I njëjti Komitet i Garës ka urdhëruar mbylljen e tribunës ‘Mario Kempes’ për 5 ndeshje, ndërsa Valencia do të duhet të paguajë një gjobë prej 45.000 euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll