Sport

Cristiano Ronaldos shënon super golin e fitores kundër Al-Shabab... Shikojeni videon

Cristiano Ronaldo shënoi një gol të jashtëzakonshëm (59’), atë të fitores (3-2), mbrëmjen e së martës me Al-Nassr kundër Al-Shabab në kampionatin saudit.

24 Maj 2023, 07:30 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldos shënon super golin e fitores kundër Al-Shabab...

ARABIA SAUDITE - Edhe në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola vendimtarë. 

Të martën në mbrëmje, sulmuesi i Al-Nassr shënoi golin e fitores (59’) kundër Al-Shabab në kampionat (3-2) me një goditje të fuqishme nga këmba e djathtë.

Nga 0-2, skuadra e yllit portugez përmbysi rezultatin. Braziliani Talisca (44’) ngushtoi diferencën, Ghareeb (51’) barazoi në 2-2 dhe Cristiano Ronaldo ‘vulosi’ fitoren 3-2.

Dy ditë para përfundimit të kampionatit, Al-Nassr ende zë vendin e dytë, tre pikë prapa liderit Al-Ittihad.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll