Sport

“Racistët jashtë futbollit”, mesazh solidariteti para ndeshjes Valladolid-Barcelona…

Sulmi racist i Vinicius në Mestalla, ka mbledhur botën e shëndetshme të futbollit rreth tij, lojtarët e Valladolid dhe Barcelonës solidarizohen me një mesazh të qartë kundër diskriminimit përpara ndeshjes së tyre.

24 Maj 2023, 08:30 Nga DOSJA

“Racistët jashtë futbollit”, mesazh solidariteti para

SPANJE - Ndeshja e Valencias kundër Real Madridit u shënua nga një tjetër sulm racist që Vinicius ka qenë viktimë e këtij sezoni, me superyllin brazilian ‘merengue’ që sulmoi abuzuesit e tij dhe botën e futbollit spanjol në tërësi që "u ngrit në këmbë" dhe “bërtiti” për 24 orët e fundit "Mjaft, deri këtu".

Ky ishte pikërisht edhe mesazhi që kanë dashur të dërgojnë futbollistët e Valladolidit dhe Barcelonës në kuadër të ndeshjes mes tyre për ndeshjen e 36-të të La Ligës, pasi sapo kishin përfunduar nxemja, u rreshtuan të gjithë bashkë në qendër të fushës së "Jose Torilla" dhe ngritën së bashku pankartën kundër racizmit.

“Racistët jashtë futbollit”, ishte mesazhi tipik, i cili kishte edhe firmën e La Ligës, autoritetit organizator të ligës spanjolle.

“Racistët jashtë futbollit”, mesazh solidariteti para

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll