Sport

E dashura e Joao Félix, u kap me pilotin Lando Norris në rrugët e Monakos. Këtë fundjavë, Grand Prix i Monakos... (foto)

Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh me të dashurën e Joao Félix.

24 Maj 2023, 10:37 Nga DOSJA

E dashura e Joao Félix, u kap me pilotin Lando Norris në rrugët

ANGLI - Rrëmujë e re në marrëdhëniet Magui Corceiro dhe Joao Félix. Futbollisti i Atlético Madridit, i huazuar te Chelsea dhe ajo që supozohet të jetë partnerja e tij, tashmë ka përjetuar disa episode, në të cilat ajo është parë me djem të tjerë. 

E dashura e Joao Félix, u kap me pilotin Lando Norris në rrugët

Fillimisht ishte gjithashtu futbollisti Pedro Porro dhe tani ka qenë piloti i Formula 1, Lando Norris. Imazhet e fundit nga disa fansa, kanë treguar pilotin e McLaren me Magui, të dy duke hipur në një kabrio blu nëpër rrugët e Monakos, ndërkohë që në fundjavë do të jetë gara Grand Prix që zhvillohet në këtë qytet.

Por ata nuk janë parë vetëm në makinë, por janë fotografuar edhe në një kafene lokale, së bashku me një tjetër mik të pilotit. Këto imazhe kanë ndezur këmbanat e alarmit për marrëdhënien mes Magui dhe Joao.

E dashura e Joao Félix, u kap me pilotin Lando Norris në rrugët

Përveç kësaj, piloti anglez do të kishte përfunduar së fundi marrëdhënien me të dashurën e tij, modelen portugeze Luisinha Olivera: “Pas kohësh dhe konsiderate, unë dhe Luisa kemi vendosur reciprokisht t’i japim fund lidhjes, por ne mbetemi miq të mirë”,- ka shkruar Norris në rrjetet e tij sociale.

E dashura e Joao Félix, u kap me pilotin Lando Norris në rrugët

Dhe kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh me të dashurën e Joao Félix. Pak muaj më parë u bënë virale edhe disa imazhe me futbollistin Pedro Porro. Ndërsa mbrojtësi spanjol po luante për Sportingun, ata u panë të përqafuar, duke krijuar një thashetheme se ai nuk do të vazhdonte më me futbollistin ‘bardhekuq’.

E dashura e Joao Félix, u kap me pilotin Lando Norris në rrugët

Së fundmi, të dy folën për atë që ndodhi, duke theksuar se janë thjesht miq, madje është dashur të ndërhyjë edhe vetë futbollisti portugez, përmes profilit të tij në Twitter për t'i dhënë fund të gjitha thashethemeve: “Imazhi i Maguit po njolloset nga marrëzitë, askush nuk e ka tradhtuar askënd. Tashmë mjaft”, ka shkruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll