Sport

Kylian Mbappé nuk dëshiron të aktivizojë klauzolën e rinovimit të kontratës me PSG, Real Madridi fërkon duart…

'L'Équipe' zbulon se sulmuesi francez ka afat deri në korrikun e ardhshëm për të vazhduar kontratën në mënyrë të njëanshme

24 Maj 2023, 11:43 Nga DOSJA
Kylian Mbappé nuk dëshiron të aktivizojë klauzolën e

FRANCE - Gazeta franceze 'L'Équipe' raporton këtë të mërkurë se Kylian Mbappé nuk ka ndërmend të aktivizojë klauzolën e rinovimit të kontratës deri në vitin 2025, e cila duhet të ekzekutohet deri më 31 korrik të këtij viti. Lajmi po ka pasoja të forta në Spanjë, sepse interesi i Real Madridit për sulmuesin e PSG-së nuk është zbehur.

Ylli francez shpjegon se kur nënshkroi kontratën astronomike me PSG-në vitin e kaluar, pas presionit edhe nga presidenti Emmanuel Macron, sulmuesi Mbappe pranoi ta lidhë veten për dy vjet, deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi të marrëveshjes deri në vitin 2025. 

Edhe pse Mbappé nuk mund të largohet tani, vendimi për të mos aktivizuar klauzolën e vë PSG-në sërish nën presion këtë verë, kur sigurisht do të fillojë biseda për largimin e mundshëm të futbollistit. Klubi beson në vazhdimësinë e lojtarit dhe e di që këtë sezon gjërat nuk kanë ecur siç është planifikuar, veçanërisht në Champions League, që mbetet objektivi kryesor në Parc de Prínces.

Synimi i atyre që janë përgjegjës për PSG-në është që të përgatisin një projekt të ri rreth Mbappé, pa Neymar dhe Lionel Messi. Mbetet për t'u parë nëse ky fakt do të mjaftojë për ta bindur francezin të qëndrojë deri në vitin 2025... 

'L'Équipe' u përpoq të merrte një reagim ndaj lajmit nga njerëzit e afërt të lojtarit, por askush nuk pranoi të komentonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll