Sport

João Félix nuk e mohon dëshirën për të qëndruar te Chelsea: "Ata besojnë te mua"

Lojtari i kombëtares portugeze është huazuar nga Atlético Madrid te ‘blutë’ e Londrës deri në fund të sezonit

24 Maj 2023, 11:53 Nga DOSJA
João Félix nuk e mohon dëshirën për të

ANGLI - I huazuar nga Atlético Madrid te Chelsea deri në fund të sezonit, João Félix nuk e fshehu edhe një herë dëshirën e tij për të qëndruar në Angli.

“Ende nuk e di se si do të jetë e ardhmja ime, por më kanë pëlqyer këta katër apo pesë muaj këtu. Është një klub i lartë. Të gjithë kanë qenë shumë të mirë me mua. Ata besojnë te mua. Unë do të doja të qëndroja këtu”, tha ai.

Aktualisht e ardhmja e talentit luzitan është enigmatike, pas qershorit ai duhet të rikthehet te Atletico Madrid, nëse klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për një marrëveshje të re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll