Sport

Myrto Uzunit i duhet edhe një pikë për të filluar festën!

Në ndeshjen e fundit të kampionatit pret në shtëpi Leganes që ndodhet në vendin e 14 në kampionat dhe pa asnjë objektiv. Granadas i mjafton edhe barazimin në këtë takim për të kaluar në La Liga.

21 Maj 2023, 08:00 Nga DOSJA
Myrto Uzunit i duhet edhe një pikë për të filluar

SPANJE - Skuadra e Granadës arriti të triumfonte mbrëmjen e djeshme sotme me rezultatin 1-3 kundër Mirandes, teksa kur ka mbetur edhe 1 ndeshje nga fundi i kampionatit, skuadra e sulmuesit shqiptar do të duhet të presë që suksesi të vuloset edhe matematikisht.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit pret në shtëpi Leganes që ndodhet në vendin e 14 në kampionat dhe pa asnjë objektiv. Granadas i mjafton edhe barazimin në këtë takim për të kaluar në La Liga.  

Do të duhet një kombinim i çmendur që Uzuni të mbetet jashtë La Ligës për sezonin e ardhshëm. Si fillim Granada duhet të humbasë ndaj Leganes, ndërsa Alavesh të mposhtë në transfertë Las Palmasin e vendit të dytë, si dhe Levante të triumfojë ndaj Real Oviedos. Vetëm ky kombinim e zbret në vend të tretë Granadën në javën e fundit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll