Sport

Surprizë në Bundesligë! Humbje e bujshme e Bayern Munich ndaj Leipzigut, tani Borussia Dortmundi ka fatet e titullit në dorë (video)

Skuadra bavareze e Tuchel humbet 3-1 në shtëpi. Hoffenheim mund 4-2 Union Berlin dhe pushton shpëtimin

20 Maj 2023, 21:40 Nga DOSJA

Surprizë në Bundesligë! Humbje e bujshme e Bayern Munich ndaj

GJERMANI - Bayern Munich humbi dhe, në ndeshjen e parafundit të Bundesligës, u përmbys nga Leipzig 3-1. Bavarezët kaluan të pare në epërsi me anë të Gnabry në minutën e 25-të, rezultat ky që nuk ndryshoi në pjesën e pare.

Pas pushimit ndodhi “gjëma”. Laimer në të 65-tën minutë barazoi në 1-1.

Më pas Nkunku do të shënonte nga pika e penalltisë në minutën e 76-të, duke i dhënë epërsinë Leipzigut.

Katër minuta para fundit të ndeshjes do të ishte Szoboszlai, që po me penallti do të shënonte dhe firmoste humbjen 3-1 të baravezëve.

Në kuotën e 68 pikëve pas 33 javësh, Bayern Munich e ka vënë në diskutim jo vetëm kreun e renditjes, por edhe titullin e kampionit të Gjermanisë. Borussia Dortmund ka vetëm një pikë më pak dhe nesër do të përballet me Augsburg, duke patur në dorë edhe një herë shansin për të marrë kreun por edhe për të fituar titullin e Bundesligës, pasi në javën e fundit verdhezinjtë e Dortmundit, do të presin në shtëpi Mainz.

Në ndeshjet e tjera të sotme, Hoffenheim feston, pasi mundi Union Berlin dhe arrin shpëtimin matematikor. Barazim 2-2 mes Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt. Werder Bremen-Këln dhe Hertha Berlin-Bochum barazuan: të dyja nga 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll