Sport

Giroud shënon një trigolësh në “manitën” e kuqezinjëve ndaj Sampdorias

Kuqezinjtë mposhtin skuadrën e Stankoviçit duke vazhduar të shpresojnë në objektivin e tyre që mbetet zona e Champions League

20 Maj 2023, 22:46 Nga DOSJA
Giroud shënon një trigolësh në “manitën” e

ITALI - Milani mundi Sampdorian 5-1 në ndeshjen e 36-të të Serisë A. Në San Siro, kuqezinjtë e Piolit reaguan ndaj eliminimit të tyre nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve duke mposhtur Bardheblutë e Stankoviçit, që ndodhen në fund të renditjes dhe tashmë të zbritur në një kategori më poshtë. 

Festivali i golit u hap nga Leao në minutën e 9-të pas një asisti të dhuruar nga Diaz. Quagliarella balancoi sfidën në minutën e 20-të, por barazimi zgjati vetëm tre minuta.

Në minutën e 23-të francezi i Milanit Olivier Giroud gjeti golin e mbrëmjes me një goditje me kokë pas një aksioni që erdhi nga goditja e këndit dhe përsëriti veten në minutën e 29-të nga penalltia duke trefishuar rezultatin. 

Pas pushimit të pjesës së parë, Diaz gjen golin e pare personal dhe të katërtin për kuqezinjtë në një dominuar krejtësisht prej tyre ndërkohë që për ti vënë vulën këtij takimi mendoi sërish lideri i sulmit kuqezi Olivier Giroud i cili shënoi golin e pestë për Milanin dhe kompletoi trigolishin personal në këtë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll