Sport

Busquets për herë të fundit bën kapitenin, i falenderon të gjithë për titullin… (video)

Sergio Busquets, kapiteni i FC Barcelona, ka dashur të falënderojë ish-bashkëlojtarët e tij pas marrjes së titullit kampion i Spanjës.

21 Maj 2023, 07:45 Nga DOSJA

Busquets për herë të fundit bën kapitenin, i falenderon

SPANJE - Pavarësisht humbjes së parë sezonale në kampionat në shtëpi, FC Barcelona ka festuar pas takimit ndaj Real Sociedad, ku ka fituar titullin kampion të Spanjës. Një titull që e ka lumturuar Sergio Busquets, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Kapiteni i Blaugranas ka dashur të falënderojë ish-lojtarët e pranishëm në fillim të sezonit. 

Pasi ka marrë trofeun, Sergio Busquet, si rrallë herë, ka marrë në dorë mikrofonin dhe në fushën e blertë të ‘Camp Nout’ dhe si kapiten i ‘blaugranave’ në ikje, ka falenderuar shokët, stafin, si dhe tifozët për suksesin e arritur…  

“Do të doja të falënderoja Auba, Memphis, Geri (Pique) dhe të gjithë bashkëlojtarët e skuadrës që na ndihmuan të fitonim këtë titull. Gjithashtu të gjithë stafin që është në hije, por që janë po aq të rëndësishëm sa ne, sepse na ndihmojnë të largohemi. Faleminderit shumë. Duam të fitonim tituj dhe e arritëm duke qenë një skuadër e madhe, por mbi të gjitha me fansa të mrekullueshëm. Faleminderit shumë për mbështetjen sepse pa ju nuk do të ishte e mundur. Dhe në fund, mos dyshoni se është vetëm fillimi. Visca Barca dhe Visca Catalunya!”, tha ndër të tjera Busquet në fjalën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll