Sport

Kupa e Maqedonisë së Veriut vendoset nga penalltitë, Struga e pafat… (video)

Pas kohës së rregullt dhe shtesave 1-1, skuadra e Makedonija Gp fitoi 2-0 me penallti, duke merituar edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut

20 Maj 2023, 20:31 Nga DOSJA

Kupa e Maqedonisë së Veriut vendoset nga penalltitë, Struga e

MAQEDONIA E VERIUT - Nuk arriti skuadra shqiptare të fitonte edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut. Pas festës së madhe për titullin kampion javën e shkuar, Struga Trim-Lum, nuk mundi të fitonte trofeun e dytë të vendit fqinj.

Në finalen përballë Makedonija GP, skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro u mposht vetëm nga penalltitë, duke qenë se 90 minutat por edhe koha shtesë përfundoi në barazimin 1-1.

Ishte Makedonija që kaloi e para në avantazh me anë të Misevskit në minutën e 28-të, i cili shndërroi në gol një penallti. Në fraksionin e dytë, Struga shtoi rrezikshmërinë në fazën ofensive dhe u shpërblye në të 77-tën pas golit të Jusufit, që barazoi në 1-1.

Kupa e Maqedonisë së Veriut vendoset nga penalltitë, Struga e

Pas këtij episodi, ndeshja nuk prodhoi më gola dhe finalja iu drejtua kohës shtesë dhe në fund penalltive. Futbollistët e Strugës: Tairi, Radeski, Neziri dhe Shabani, që të katër gabua nga pika e bardhë e 11-metrave.

Ndërkohë futbollistët e Makedonija Gp humbën dy me Misevskin dhe Aleksovski, por shënuan me Lichina dhe Skënderi, duke fituar edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll