Sport

Premier League/ Arsenal ‘KO’, Manchester City sërish kampion i Anglisë... (video)

“Topçinjtë” humbasin 1-0 në Nottingham, Guardiola fiton sërish kampionatin. United pranë kualifikimit në Champions League

20 Maj 2023, 20:53 Nga DOSJA

Premier League/ Arsenal ‘KO’, Manchester City sërish kampion i

ANGLI - Manchester City është kampion i Anglisë. Skuadra e Guardiolës triumfoi aritmetikisht në Premier League, falë nokautit të Arsenalit në Nottingham: Awoniyi vendosi fatet e ndeshjes në minutën e 19-të, ndërkohë që “Topçinjtë” nuk mundën të riktheheshin më. 

Nga ana tjetër duhet thënë se në sajë të kësaj fitoreje minumale 1-0, skuadra e Nottingham Forest, në kuotën e 37 pikëve, siguroi qëndrimin në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm.

Takimi i nesërm (17:00), në “Etihad”, i Manchester Cityt, i cili do të presë Chelsean është thjeshtë një formalitet pasi 85 pikët e grumbulluara nga skuadra e Guardiolës, katër më tepër se sa Arsenali që e ndjek, ndërkohë që ka edhe dy ndeshje për të luajtur, bëjnë të mundur ruajtjen e titullit kampion nga ‘Cityzen’.

Ky është tiullli i pestë i kampionit të Premier League (2017-2018, 2018-2019, 2020-2021, 2021-2022, 2022-2023) për trajnerin spanjol Pep Guardiola në pankinën e ‘Cityzenëve’, i aftë për të bërë një rikthim të bujshëm ndaj ‘Topçinjve’ gjatë këtij sezoni.

Në zonën e Champions League, United mbizotëroi 1-0 në fushën e Bournemouth falë Casemiro (9') dhe u shkëput nga Liverpool, i cili u ndal 1-1 nga Aston Villa, duke vënë në diskutim pjesëmarrjen e tij në Champions League. Tottenham ‘KO’ me Brentford, Everton barazoi në minutën e 100-të me Wolverhampton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll