Sport

VIDEO/ Me lot në sy, Firmino përshëndetet me tifozët dhe i jep lamtumirën ‘Anfield’-it…

Roberto Firmino është rikthyer nga dëmtimi dhe luajti kundër Aston Villas, e cila ishte edhe e fundit në karrierën e yllit brazilian ne fanelën e Liverpool.

20 Maj 2023, 22:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Me lot në sy, Firmino përshëndetet me tifozët dhe i

ANGLI - Liverpooli e ka bërë zyrtare se Firmino do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, së bashku me treshen e mesfushës, James Milner, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

Dhe lamtumira e brazilianit ishte si s’ka më mire, ai ishte autori i golit të barazimit 1-1 të “Reds” ndaj Aston Villas.

Para ndeshjes, Firmino tha se do të qante pas përfundimit të ndeshjes, dhe ashtu bëri. “Do të më mungojnë tifozët, qyteti dhe bashkëlojtarët. Do të qaj sot 100%. Ditë emocionale për mua dhe familjen time.

Cikli këtu ka përfunduar dhe e kuptoj se është koha të largohem. Jam krenar për historinë që kemi krijuar së bashku. Dua të njihem për zemrën dhe zemërgjerësinë time”,- tha Firmino.

Që prej transferimit të tij te Liverpooli nga Hoffenheimi, në verën e vitit 2015, ai ka arritur të bëjë 360 ndeshje për Liverpoolin, duke regjistruar 109 gola dhe 79 asistime mbi emrin e tij.

VIDEO/ Me lot në sy, Firmino përshëndetet me tifozët dhe i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll