Sport

Mësohet pse nuk u arrit marrëveshja dhe trajneri Nagelsmann e refuzoi Chelsean...

Ish-trajneri i Bayern Munich është ende në pritje të ofertës së duhur

20 Maj 2023, 19:37 Nga DOSJA
Mësohet pse nuk u arrit marrëveshja dhe trajneri Nagelsmann e refuzoi

GJERMANI - Agjenti i ish-trajnerit të Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ka treguar se përse kanë dështuar negociatat mes klientit të tij dhe klubit anglez të Chelsea.

Nagelsmann u shkarkua çuditërisht nga Bayern në mars, por ai nuk priti shumë për të marrë dy oferta pune. Ata ishin nga dy gjigantët londinezë, Chelsea dhe Tottenham, por më pas të dy propozimet u refuzuan.

Volker Strutt, i cili është agjenti i Nagelsmann, ka konfirmuar për botimin gjerman “Bild”, informacionin se klienti i tij ishte kandidati numër një i Todd Bowley dhe jo Mauricio Pochettino. Megjithatë, ai e përshkroi vendimin e Nagelsmann për të mos u transferuar te Chelsea, si vendimin e duhur.

“Mund të konfirmoj se Chelsea kontaktoi Nagelsmann shumë shpejt, pasi ai u shkarkua nga Bayern. Pati telefonata dhe biseda. Megjithatë, Nagelsmann mori një vendim të mirë për të mos shkuar atje. Chelsea është një klub në ujëra të trazuar për momentin dhe është e vështirë të punosh atje. 

Politika e tyre e transferimeve dhe shpenzimi i miliona eurove, i ngre pritshmëritë në maksimum dhe nuk ka qetësi në punë. Julian ishte zgjedhja e tyre e parë, puna do të ishte bërë lehtësisht, nëse ai do të donte të shkonte te Chelsea”,- zbuloi Strutt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll