Sport

VIDEO / Barcelona e mbyll me humbje, por feston titullin kampion!

Ndoshta, edhe nga festa e ditëve të fundit, katalanasit nuk u shfaqën mjaftueshëm të përqëndruar në fushën e blertë dhe Real Sociedad përfitoi për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

21 Maj 2023, 07:32 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona e mbyll me humbje, por feston titullin kampion!

SPANJE - Barcelona pëson humbjen e parë pas kurorëzimit si kampione këtë sezon të LaLiga. Ata që “prishën” atmosferën në Camp Nou ishin baskët e Real Sociedad të cilët nuk u impresionuan aspak nga blaugranat e drejtuar nga Xavi Hernandez dhe i ndëshkuan me shifrat 2-1.

Ndoshta, edhe nga festa e ditëve të fundit, katalanasit nuk u shfaqën mjaftueshëm të përqëndruar në fushën e blertë dhe Real Sociedad përfitoi për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Sfida u zhbllokua që në minutën e pestë pas golit të Mikel Merinos që kaloi topin poshtë këmbëve të Ter Stegen. Në vijim, të zotët e shtëpisë provuan të rivendosnin ekuilibrat, por pa rrezikuar konkretisht.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, kur pritej reagimi i katalanasve, Sociedad shënoi edhe një tjetër gol.Kundërsulmi perfekt u konkretizua nga ana e Alexander Sorloth në minutën e 72-të.

Në minutën e 90-të, Robert Lewandowski gjeti rrugën e rrjetës, por goli shërbeu vetëm për statistikë dhe Barcelona duhej të gëzojë trofeun edhe pas kësaj humbje ndërsa nga ana tjetër, baskët ngjiten në vendin e katërt me 65 pikë duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll