Bota

Sulmet ajrore në Ukraina/ Një fëmijë humb jetën, rrëzohen 29 nga 30 raketat ruse

Sipas presidentit ky sulm ajror tregon se Ukraina ka nevojë për më shumë konsolidim të botës për të ushtruar presion mbi Rusinë.

18 Maj 2023, 15:08 Nga f.i
Sulmet ajrore në Ukraina/ Një fëmijë humb jetën,
foto ilustruese

UKRAINË- Një fëmijë humbi jetën dhe dy oersona u plagosën nga një raketë ruse që goditi një ndërtesë industriale në rajonin jugor ukrainas të Odesas. Mediat e huaja raportojnë se Rusia lëshoi 30 raketa nga anijet kundër pjesëve të ndryshme të Ukrainës të enjten në mëngjes.

Zyrtarët ukrainas njoftuan se ata arritën të rrëzonin 29 prej 30 raketave të lëshuara nga forcat ruse. Gjithashtu presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelenskyy në deklaratën e tij pas sulmit, tha se ky ishte një tjetër sulm artilerie nga terroristët. Sipas presidentit ky sulm ajror tregon se Ukraina ka nevojë për më shumë konsolidim të botës për të ushtruar presion mbi Rusinë.

“Sulmet ruse me granata sot në qytetin Kherson i morën jetën një fëmije tjetër, një djali. Ai do të kishte mbushur 6 vjeç në korrik. Ishte një tjetër sulm artilerie nga terroristët. Bombardimetsi ky dhe në rajonet e tjera, tregojnë se kemi nevojë për më shumë konsolidim të botës për të ushtruar presion mbi Rusinë, edhe më shumë forcë për ushtarët tanë për të shkatërruar çdo pozicion të terroristëve, madje edhe më shumë mbështetje për njerëzit tanë për të shpëtuar jetë dhe për të kthyer sigurinë në qytetet dhe fshatrat tona”, -tha presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelenskyy.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll