Bota

Makina në Turqi fluturon në liqen/ Shoferi kishte pirë drogë, tre të vdekur (FOTO)

Drejtuesi i mjetit deklaroi në polici se kishte konsumuar bonsai dhe metamfetaminë përpara aksidentit

18 Maj 2023, 14:40 Nga m.s
Makina në Turqi fluturon në liqen/ Shoferi kishte pirë
makina ne liqen

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku tre persona kanë ndërruar jetë pasi makina me të cilën udhëtonin ka rënë në një liqen. Makina në të cilën udhëtonin viktimat; një fëmijë dhe dy vajza, ka rënë në liqenin që ndodhet në Gölpazarı të Bilecik. Policia ka vënë në pranga shoferin 36-vjeçar, Yunus K.

Makina në Turqi fluturon në liqen/ Shoferi kishte pirë

Drejtuesi i mjetit deklaroi në polici se kishte konsumuar bonsai dhe metamfetaminë përpara aksidentit, shkruan "Haber Turk".

Sipas lajmeve të DHA, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të ditës së djeshme, në lokacionin e Üyük Göller. Makina nën drejtimin e Yunus K. fluturoi në liqen.

 

Makina në Turqi fluturon në liqen/ Shoferi kishte pirë

Yunus K. dhe shoku i tij Ertan U. kanë dalë nga automjeti me mjetet e tyre. Pas ekzaminimit paraprak në spital, trupat e pajetë të 3 personave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për procedurat e autopsisë.

Në kqyrjen e kryer në makinën e larguar nga liqeni, u gjet një aparat për përdorimin e drogës. Shoferi Yunus K. dhe shoku i tij Ertan U., u ndaluan pas trajtimit të tyre. Në deklaratën e tij, Yunus K., pranoi se kishte përdorur bonsai dhe metamfetaminë përpara aksidentit. Ndërsa procedimi i Yunus K. ishte në proces, Ertan U. u la i lirë pas deklaratës së tij.

aksident ne turqi yunus k ertan u

Sondazh

Poll