Bota

Ndërron jetë pasardhësi më i vjetër i familjes më të pasur të Britanisë së Madhe

Familja Hinduja kryeson konglomeratin ndërkombëtar Hinduja Group, i cili ka biznese kryesisht në banka, financa dhe kujdes shëndetësor dhe punëson më shumë se 150,000 njerëz në mbarë botën.

18 Maj 2023, 14:03 Nga A.B
Ndërron jetë pasardhësi më i vjetër i familjes më
Sreesad Hinduja

BRITANI E MADHE- Biznesmeni Sreesad Hinduja, pasardhësi më i madh i familjes më të pasur të Britanisë së Madhe, ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur ditën e sotme. 

"Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e babait tonë SP Hinduja," tha një përfaqësues i familjes në një deklaratë. 

Familja Hinduja kryeson konglomeratin ndërkombëtar Hinduja Group, i cili ka biznese kryesisht në banka, financa dhe kujdes shëndetësor dhe punëson më shumë se 150,000 njerëz në mbarë botën. Pasuria e familjes i kalon 28 miliardë paund, sipas renditjes së Sunday Times për vitin 2022.

Sreesanth Hinduja ishte në një qendër të një mosmarrëveshjeje familjare ndërsa vuante nga çmenduria. Çështja kishte dalë në publik në muajin nëntor, kur ishte marrë përsipër nga organet e drejtësisë.

Miliarderit i mungonte kujdesi i duhur, gjë që bëri që një gjykatës të konsideronte vendosjen e tij në një shtëpi pleqsh publike.

Hinduja ishte shtruar në një spital në mars 2021, por kur shëndeti i tij u përmirësua, familja e tij nuk kishte mundur të gjente një zgjidhje për strehimin dhe kujdesin e tij, pavarësisht "masave të jashtëzakonshme të mjeteve të tyre financiare", kishte shpjeguar gjyqtari.

sreesad hinduja

Sondazh

Poll