Bota

ITALI/ E ndaluan për ti kontrolluar makinën, policia i gjen shqiptarit 500 gramë kokainë dhe 100 gramë marijuanë

Personi i njohur tashmë në polici për krime të lidhura me drogën, është vënë re gjatë një aktiviteti monitorues të policisë, të cilët kanë vendosur ta ndalojnë për kontroll. 

18 Maj 2023, 14:58 Nga m.s
ITALI/ E ndaluan për ti kontrolluar makinën, policia i gjen shqiptarit
policia italiane sekuestron drogen

ITALI- Policia italiane i ka gjetur një shqiptari brenda mjetit të tij 500 gramë kokainë dhe 100 gramë marijuanë, si dhe materiale të ndryshme ambalazhimi. Ai akuzohet për trafik droge, raporton "NovaraToday".

Shqiptari ishte ndaluar për kontroll nga policia. Ngjarja ka ndodhur në 16 maj në Novara, ai banonte në Trecate. Personi i njohur tashmë në polici për krime të lidhura me drogën, është vënë re gjatë një aktiviteti monitorues të policisë, të cilët kanë vendosur ta ndalojnë për kontroll. 

Makina me të cilën ai udhëtonte ndaloi, por nuk mungoi edhe tentativa për t'u arratisur. Arratisja e tij nuk zgjati shumë, pasi u kap menjëherë nga policia.

arrestohet shqiptari ne itali trafik droge

Sondazh

Poll