Bota

LUFTA/ Prigozhin akuzon Kremlinin për tërheqjen e trupave rusë nga Bakhmut: Na braktisët

Prigozhin, i cili ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ushtrinë e lartë të Rusisë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur njerëzit e tij, i kërkoi ministrisë së mbrojtjes të bënte gjithçka që mundej për të mbrojtur krahët e Bakhmutit pas asaj që ai pretendoi se ishte një tërheqje.

18 Maj 2023, 14:51 Nga f.i
LUFTA/ Prigozhin akuzon Kremlinin për tërheqjen e trupave rusë
Yevgeny Prigozhin

UKRAINË- Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, akuzoi sot njësitë e rregullta të ushtrisë ruse se u tërhoqën 570 metra në veri të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, duke ekspozuar forcat e Wagner ndaj rrezikut, shkruajnë mediat e huaja.

Prigozhin, i cili ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ushtrinë e lartë të Rusisë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur njerëzit e tij, i kërkoi ministrisë së mbrojtjes të bënte gjithçka që mundej për të mbrojtur krahët e Bakhmutit pas asaj që ai pretendoi se ishte një tërheqje.

“Fatkeqësisht, njësitë e ministrisë ruse të mbrojtjes janë tërhequr deri në 570 metra në veri të Bakhmut, duke ekspozuar krahët tanë”, -tha Prigozhin në një mesazh zanor.

Forcat Wagner kanë qenë në krye të sulmit ndaj Bakhmutit, një nga betejat më të përgjakshme dhe më të gjata të luftës, diçka që Moska e quan "një operacion ushtarak special".

yevgeny prigozhin lufta ne ukraine

Sondazh

Poll