Bota

Ngriu llogaritë bankare të Finlandës/ Kremlini: Ishte një përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të Perëndimit

Finlanda, e cila ka një kufi të gjatë me Rusinë, u bashkua zyrtarisht me NATO-n më 4 prill në një ndryshim politik historik të shkaktuar nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, diçka që Moska e quan një operacion special ushtarak.

18 Maj 2023, 14:29 Nga a.l
Ngriu llogaritë bankare të Finlandës/ Kremlini: Ishte një
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit deklaron se vendimi për të ngrirë llogaritë bankare të ambasadave dhe konsullatave finlandeze në Rusi ishte një përgjigje e akteve jomiqësore të Perëndimit kolektiv, duke përfshirë Finlandën. Zyrtarët nga Finlanda dhe Danimarka thanë të mërkurën se llogaritë bankare diplomatike të të dy vendeve në Rusi ishin ngrirë, duke bërë që ambasadat e tyre të bënin pagesa në para.

Finlanda, e cila ka një kufi të gjatë me Rusinë, u bashkua zyrtarisht me NATO-n më 4 prill në një ndryshim politik historik të shkaktuar nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, diçka që Moska e quan një operacion special ushtarak.

Ambasadat ruse në të gjithë Evropën kanë pasur probleme me llogaritë e tyre bankare që atëherë, dhe në disa raste u janë konfiskuar fonde për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Kjo nuk është një nismë nga pala ruse. Ne po reagojmë ndaj situatës së krijuar nga autoritetet e disa vendeve të Perëndimit kolektiv, duke përfshirë, për keqardhjen tonë, Finlandën", tha Peskov.

Peskov tha se Rusia kurrë nuk i la pa përgjigje ato që ai i quajti veprime jo miqësore. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll