Bota

"Bërtiste shumë"/ Burri hap çadrën dhe bie nga kati i tetë në Rusi, ndërron jetë, fqinjët: Kishte pirë (VIDEO)

Sipas dëshmitarëve, ai kishte pirë sepse "po bërtiste dhe po shqetësonte të gjithë"

18 Maj 2023, 13:54 Nga A.B
"Bërtiste shumë"/ Burri hap çadrën dhe bie nga
Viktima

RUSI- Një burrë në qytetin e Novosibirsk, u hodh nga kati i tetë i një ndërtese duke përdorur një çadër dhe vdiq rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur sot. Burri kapi një ombrellë, doli në ballkonin e tij dhe u rrëzua.

Para se të binte, ai bërtiste me të madhe duke i shqetësuar të gjithë. Dukej se kishte pirë shumë, u ngjit në ballkon me ombrellë dhe ra poshtë”, kanë thënë dëshmitarët për Atas.info.

Shikoni videon:

Fqinjët thirrën menjëherë një ambulancë me ndihmës mjekë në përpjekje për t'i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, burri ndërroi jetë në ambulancë pak metra larg spitalit.

rusi

Sondazh

Poll