Bota

ME VIDEO/ Pothuajse dy javë nga kurorëzimi, mbreti Charles dhe Camila bëjnë daljen e tyre të parë publike pas ceremonisë historike

Pasi u kurorëzuan në Westminster Abbey më 6 maj, ata morën pjesë gjithashtu në Koncertin e Kurorëzimit në terrenin e Kështjellës ëindsor të nesërmen.

18 Maj 2023, 14:16 Nga a.l
ME VIDEO/ Pothuajse dy javë nga kurorëzimi, mbreti Charles dhe Camila
Mbreti Charles III dhe Camilla

BRITANI- Mbreti Charles III dhe Mbretëreshë Camila kanë bërë daljen e tyre të parë publike, 12 ditë pas ceremonisë historike të kurorëzimit. Mbretëresha ka zgjedhur të veshë një fustan elegant ngjyrë blu të ndezur, ndërsa monarku një kostum ngjyrë blu të errët. 

Ata kanë kaluar në qendër të Londrës në Covent Garden, ku janë përshëndetur nga turma e njerëzve dhe kalimtarëve të cilët ishin të surprizuar nga shëtitja e tyre në treg, sepse nuk ishin lajmëruar për daljen e tyre, shkruan People. 

Pasi u kurorëzuan në Westminster Abbey më 6 maj, ata morën pjesë gjithashtu në Koncertin e Kurorëzimit në terrenin e Kështjellës ëindsor të nesërmen. Ata gjithashtu takuan nxënës të një shkolle fillore që ndodhej në këtë zonë.

Mbretëresha Camilla kaloi pak kohë me grupin e Kishës 'Drama for Healing', i krijuar në vitin 2019, i cili punon me gra që kanë përjetuar abuzim në familje. Trajtimi i abuzimit të grave ka qenë një pjesë kyçe e punës publike të Camilla për shumë vite – dhe diçka që ajo ka marrë përsipër ta trajtojë kur u bë mbretëreshë. Kasti i aktorëve i tregoi mbretëreshës sesi pjesëmarrja në klasat e dramës në Kishën e Aktorëve i ka ndihmuar gratë në shërimin e tyre, duke u dhënë atyre një ndjenjë komuniteti dhe përkatësie. 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll