Bota

Një ditë para betimit të Kryetarëve në Veri, ambasadori Hovenier takohet me Kurtin

Këtë të premte betimin si kryetar i ri para asambleistëve do ta bëjë, Erden Atiç i cili në zgjedhjet  23 prillit u zgjodh në krye të Mitrovicës Veriore.

18 Maj 2023, 14:41 Nga a.l

 

Një ditë para betimit të Kryetarëve në Veri, ambasadori
Jeffrey Hovenier dhe Albin Kurti

 

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, një ditë para se të bëhet betimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiç. 

Sakaq, një ditë më parë, kreu i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër të tjera kanë biseduar për zgjedhjet në veri e po ashtu për zbatimin e Marrëveshjes me Serbinë. 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët kishin vendosur që bashkë me votuesit serbë të bojkotojnë zgjedhjet. Këtë të premte betimin si kryetar i ri para asambleistëve do ta bëjë, Erden Atiç i cili në zgjedhjet  23 prillit u zgjodh në krye të Mitrovicës Veriore. E për të gjitha përgatitjet për këtë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Uglanin, tha se janë në fazën përfundimtare, sipas tij, edhe siguria është në nivel. 

jeffrey hovenier albin kurti

Sondazh

Poll