Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, rivali i Erdogan zotohet të riatdhesojë të gjithë refugjatët

Vetëm 10 ditë na ndajnë nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, ndërsa dy kandidatët kryesorë po shfrytëzojnë kohën për të ndarë me qytetarët apo votuesit premtimet e fundit dhe mesazhet.

18 Maj 2023, 13:49 Nga a.l
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, rivali i Erdogan zotohet të
Kemal Kilicdaroglu

ITALI- Rivali i presidentit Erdogan në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 28 maj, Kemal Kilicdaroglu zotohet se do të riatdhesojë të gjithë refugjatët. Vetëm 10 ditë na ndajnë nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, ndërsa dy kandidatët kryesorë po shfrytëzojnë kohën për të ndarë me qytetarët apo votuesit premtimet e fundit dhe mesazhet, shkruajnë mediat e huaja. 

Raundi i parë i zgjedhjeve

Në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët nuk arritën të fitonin mbi 50% të votave. Rexhep Taip Erdogan mori 49.62% të votave, krahasuar me 44.89% të kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu. Kështu, Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Turqisë konfirmoi dje pasdite se presidenca do të vendoset në raundin e dytë. Mënyra se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të varet kryesisht nga kandidati i vendit të tretë, nacionalisti i ekstremit të djathtë Sinan Ogan, i cili siguroi 5.2% të votave në raundin e parë dhe është ende i pavendosur se kë do të mbështesë në raundin e dytë.  

 

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll