Bota

Toka ndahet më dysh/ Uji vërshon si lumë nëpër rrugë, pamjet apokaliptike nga përmbytjet në Itali (VIDEO)

Në disa zona të tjera rruga është e kalueshme vetëm me mjete lundruese. 

18 Maj 2023, 13:27 Nga a.l
Toka ndahet më dysh/ Uji vërshon si lumë nëpër
Pamjet nga përmbytjet në Itali

ITALI- Shkalla e shkatërrimeve dhe dëmeve materiale në Itali nga përmbytjet masive është e pallogaritshme. Dy vendet më të prekura janë Emilia Romagna dhe Bologna ku situata vijon të jetë e rënduar. Provincat janë nën ujë, ndërsa emergjencat civile kanë bërë të mundur zhvendosjen e mijëra qytetarëve në zona të sigurta. Në disa prej këtyre zonave pamjet e siguruara janë apokaliptike. Në zonën e quajtur Tezzo në Sarsina raportohet për rrëshqitje masive të dheut. Siç shihet edhe në pamjet më poshtë, toka rrënohet e gjitha si pasojë e lagështirës dhe përmbytjeve maisve. 

Në disa zona të tjera rruga është e kalueshme vetëm me mjete lundruese. 

Emergjencat civile nuk kanë përfunduar ende. Në 24 orët orët e fundit bilanci i viktimave nga moti i keq ka shkuar në 9, ndërsa rreth 13 mijë banorë janë zhvendosur nga zonat e përmbytura. Më konkretisht 3 mijë në Bolonja, 5 mijë në Faenza dhe 5 mijë në zonën e Ravenës. Mediat italiane raportojnë se niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të ndikojnë në dobësimin ose argjinaturat e dëmtuara dhe mbi 200 rrëshqitjet e dheut që prekin kodrat dhe malet. Ndër lumenjtë e përmbytur janë Lamone në Faenza, Savio në Cesena, Montone në Forlì.  

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll