Bota

Përmbytjet masive në Itali/ 27 mijë qytetarë pa energji elektrike, si paraqitet situata deri më tani (DETAJE)

Sakaq, mësohet se niveli i lumenjve vijon të rritet. Uji ka vërshuar në banesa duke i përmbytur dhe rrugët janë të kalueshme vetëm përmes mjeteve lundruese. 

18 Maj 2023, 13:19 Nga a.l
Përmbytjet masive në Itali/ 27 mijë qytetarë pa energji
Përmbytje në Itali

ITALI- Situata e përmbytjeve në Itali vijon të jetë e rëndë. Mediat vendase raportojnë se 27 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve në provincat në Emilia Romagna dhe Bologna. 

Sakaq, mësohet se niveli i lumenjve vijon të rritet. Uji ka vërshuar në banesa duke i përmbytur dhe rrugët janë të kalueshme vetëm përmes mjeteve lundruese. 

Emergjencat civile nuk kanë përfunduar ende. Në 24 orët orët e fundit bilanci i viktimave nga moti i keq ka shkuar në 9, ndërsa rreth 13 mijë banorë janë zhvendosur nga zonat e përmbytura. Më konkretisht 3 mijë në Bolonja, 5 mijë në Faenza dhe 5 mijë në zonën e Ravenës. Mediat italiane raportojnë se niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të ndikojnë në dobësimin ose argjinaturat e dëmtuara dhe mbi 200 rrëshqitjet e dheut që prekin kodrat dhe malet. Ndër lumenjtë e përmbytur janë Lamone në Faenza, Savio në Cesena, Montone në Forlì.  

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll