Bota

Pak nga PRAPASKENAT e kurorëzimit/ Kate Midletton nuk u përkul para mbretëreshës Camila, u zemërua pasi nuk ftoi të gjithë anëtarët e familjes

Sipas Tom Bower, njerëzit që ndihmuan në ndryshimin e imazhit të Kamilës nga zonja e mbretit në mbretëreshë u përjashtuan gjithashtu nga ceremonia e kurorëzimit. 

18 Maj 2023, 13:05 Nga a.l

Pak nga PRAPASKENAT e kurorëzimit/ Kate Midletton nuk u përkul para

BRITANI- Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga kurorëzimi i mbretit Charles III në Londër, në media qarkullojnë prapaskenat të cilat ndodhta i kemi humbur gjatë ceremonisë historike. 

Sipas biografit mbretëror Tom Bower, Princesha e Uellsit ishte zemëruar me Mbretëreshën e re Kamila për listën e të ftuarve, duke u ankuar se në këtë listë ishin vetëm 4 anëtarë nga familja e Midletton, ndryshe nga ajo e mbretëreshës ku të ftuar ishin 20 anëtarë, shkruan Nypost. 

“Kate dhe ëilliam ishin gjithashtu të zemëruar. Ai zemërim kaloi pikërisht në atë pjesë të vogël të kongregacionit pranë fronit, në qendër të ëestminster Abbey", tha ai. 

Për këtë arsye, ajo është 'hakëmarrë' duke refuzuar t'i përkulet teksa u largua nga Westminster Abbey. Sipas Tom Bower, njerëzit që ndihmuan në ndryshimin e imazhit të Kamilës nga zonja e mbretit në mbretëreshë u përjashtuan gjithashtu nga ceremonia e kurorëzimit. 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll