Bota

Takimi i radhës në BRUKSEL/ U pyet nga gazetarët se çfarë do të diskutohet, KURTI bën humor me zv.kryeministrin: Edhe Bislimi e mori vesh

I pyetur nëse do të diskutohet për Urën e Ibrit, kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se do të diskutohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit përfshrië edhe Aneksin e Implementimit, por pa dhënë detaje. 

12 Maj 2023, 18:13 Nga a.l
Takimi i radhës në BRUKSEL/ U pyet nga gazetarët se
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur në konferencë për media për takimin e kryenegociatorëve që do të mbahet të hënën e ardhshme në Bruksel. 

I pyetur nëse do të diskutohet për Urën e Ibrit, kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se do të diskutohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit përfshrië edhe Aneksin e Implementimit, por pa dhënë detaje. 

“Pesë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshjen bazë, 12 pika në aneks, dhe kjo duhet të implementohet plotësisht pa vonesa dhe pa kushte. Kjo është ajo çfarë do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, dhe jo që më dëgjuat vetëm ju por edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi i cili është këtu në rreshtin e parë”, ka thënë Kurti. 

Në një moment, Kurti i thotë gazetares se përgjigjen për atë se çfarë do të diskutohet në Bruksel nuk e ka dëgjuar vetëm ajo por edhe zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi i cili gjendej i ulur në rreshtin e parë.

albin kurti besnik bislimi

Sondazh

Poll