Bota

Abazoviç pranon vendimin e Gjukanoviç: Do të shkojmë në zgjedhje

I pyetur se çfarë vendimi pret nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin për Presidentin, Abazoviç tha se nuk pret asgjë nga Gjykata Kushtetuese. 

12 Maj 2023, 17:25 Nga a.l
Abazoviç pranon vendimin e Gjukanoviç: Do të shkojmë
Dritan Abazoviç

MAL I ZI-  Kryeministri në largim i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në punën e parlamentit dhe se zgjedhjet duhet të mbahen më 11 qershor. Ai gjithashtu deklaron se mban të njejtin qëndrim sa i takon, Jakov Milatoviç i cili sipas tij nuk ka të drejtë të shpërndajë parlamentin. 

Por, unë nuk po heq dorë nga qëndrimi im për të cilin jam i bindur dhe një gjë po e përsëris sërish si papagall, nesër mos ia mohoni presidentit të ri të Malit të Zi. Jakov Milatoviq se mund të shpërndajë parlamentin në çdo moment. A kishte ai një arsye, nuk e kishte. Nuk duhet t’ia lejojmë një njeriu të drejtën për të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit të shtetit në çdo moment. Për mendimin tim është vërtet çmenduri, por në Mal të Zi nuk ka befasi, po shkojmë në zgjedhje dhe nuk ka asnjë problem. Mezi po e pres fushatën”, ka thënë Abazoviç, raporton RTCG. 

I pyetur se çfarë vendimi pret nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin për Presidentin, Abazoviç tha se nuk pret asgjë nga Gjykata Kushtetuese. 

dritan abazoviç

Sondazh

Poll