Bota

Pedro Sanchez takohet sot me presidentin Biden, në fokus të bisedimeve marrëveshja për migracionin dhe refugjatët e Amerikës Latine

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës do të jetë gjithashtu në fokus të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë.

12 Maj 2023, 17:40 Nga a.l
Pedro Sanchez takohet sot me presidentin Biden, në fokus të bisedimeve
Joe Biden dhe Pedro Sanchez

SHBA- Azilkërkuesit nga Amerika Latine do të mund të aplikojnë për të shkuar në Kanada, Spanjë dhe SHBA në qendrat e përpunimit të migrantëve të ngritura në vendet e tyre. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez do të zhvillojë të premten bisedime me presidentin amerikan Joe Biden për të bashkëpunuar në një marrëveshje mbi migracionin dhe luftwn nw Ukrainw. 

Së bashku me Kanadanë, SHBA do të kërkojë të finalizojë një marrëveshje me Spanjën për qendrat e migracionit në Amerikën Latine, në mënyrë që emigrantët të mund të aplikojnë nga vendet e tyre për t'i shpëtuar varfërisë dhe dhunës.

Spanja dhe Kanadaja kanë shumë nevojë për fuqi punëtore dhe kanë sinjalizuar se janë të gatshme të pranojnë emigrantë nga Amerika Latine, si dhe vende të tjera, në një lëvizje që do të lehtësojë presionin ndaj SHBA-së, e cila përballet me një fluks migrantësh përgjatë kufirit të saj me Meksikën. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës do të jetë gjithashtu në fokus të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja. 

Spanja do të marrë presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian në korrik dhe do të udhëheqë BE-në në përpjekjet për të gjetur paqen. 

pedro sanchez joe biden

Sondazh

Poll