Bota

Trondit me deklaratën ish-presidenti rus: Zelenskyy mund të kryejë vetëvrasje njësoj si Hitleri

Në një reagim të fundit të bërë Medvede, ai e ka krahasuar Zelenskyy-n me Hitlerin dhe shprehu mendimin se edhe presidenti ukrainas njëjtë si ai do të kryejë vetëvrasje para se të kapet nga forcat ruse.

12 Maj 2023, 17:14 Nga f.i
Trondit me deklaratën ish-presidenti rus: Zelenskyy mund të
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, njëkohëisht nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, ka sulmuar Zelenskyyn për deklaratat e tij ndaj Kremlinit, shkruajnë mediat e huaja.

Në një reagim të fundit të bërë Medvede e ka krahasuar Zelenskyy-n me Hitlerin dhe shprehu mendimin se edhe presidenti ukrainas njëjtë si ai do të kryejë vetëvrasje para se të kapet nga forcat ruse.

"Zelenskyy, u uroi vdekjen të gjithë banorëve të Kremlinit. Dhe jo nga dora e tij. Ne nuk e dimë se si do të vdesë dikush, sepse rrugët e Zotit janë misterioze. Por drogaxhiu i Kievit ka një shans për të vdekur nga dora e tij. Të vetëvritet ashtu si Hilteri”- thuhet në deklaratën e Medvedev të shpërndarë në rrjetin e tij Telegram.

dmitry medvedev lufta ne ukraine

Sondazh

Poll