Bota

'U kap me drogë në Turqi?'/ Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike, MPJD: Ia kemi zhvleftësuar!

Dorëzimi i pasaportës u konfirmua nga zëdhënësia për media nga Ministria e Jashtme e Kosovës, Qëndresa Fazliu.

12 Maj 2023, 17:39 Nga k.m.
'U kap me drogë në Turqi?'/ Valdrin Sahiti dorëzon
Valdrin Sahiti

PRISHTINË- Stilisti Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Lajmi është bërë me dije sot, por raportohet se dorëzimi i pasaportës diplomatike është bërë më datë 26 prill të këtij viti. Dorëzimi i pasaportës u konfirmua nga zëdhënësia për media nga Ministria e Jashtme e Kosovës, Qëndresa Fazliu. Megjithatë theksoi se deri më tani nuk kana marrë asnjë raport zyrtar lidhur me pretendimet për arrestimin e stilistit të njohur në Turqi. 

“Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike. Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk,"-është shprehur ajo për mediat vendase.

Edhe pse pa një njoftim zyrtar, Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike më 26 prill, 13 ditë pasi u raportua se ai u arrestua nga policia në aeroportin e Stambollit për posedim të lëndëve narkotike. Lajm, të cilin e mohoi më pas duke bërë me dije se ndodhej në Dubai dhe jo në Turqi.

valdrin sahiti

Sondazh

Poll