Bota

Kaos në kufirin SHBA-Meksikë/ Hyjnë në fuqi rregullat e reja për azilin

Rregullorja supozon se shumica e emigrantëve nuk kanë të drejtë për azil pa kërkuar më parë mbrojtje diku tjetër, ose nëse nuk kanë arritur të përdorin rrugët ligjore për hyrjen në SHBA. Familjet emigrante të kapur duke kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë, në përgjithësi do të deportohen brenda 30 ditëve.

12 Maj 2023, 17:34 Nga f.i
Kaos në kufirin SHBA-Meksikë/ Hyjnë në fuqi rregullat e reja
Emigrantët

SHBA- SHBA i ka dhënë fund kufizimeve kufitare Covid-19 që bllokuan shumë migrantë në kufirin me Meksikën, duke zëvendësuar menjëherë të ashtuquajturat kufizime të Titullit 42 me rregulla të reja gjithëpërfshirëse të azilit që synojnë të pengojnë kalimet e paligjshme. The guardian raporton se Kufiri SHBA-Meksikë u përfshi nga kaosi, ndërsa emigrantët kërkuan të kalonin me forcë para se rregullorja e re të hynte në fuqi.

Mijëra emigrantë kaluan nëpër lumenj, u ngjitën nëpër mure dhe kaluan argjinaturat me shpresën se do të hynin në SHBA. Disa emigrantë iu dorëzuan zyrtarëve të kufirit të tjerë u përpoqën të kalonin pa u zbuluar. Ndërkohë qeveria e presidentit Joe Biden thotë se po përpiqet të balancojë një sistem njerëzor të ofrimit të strehimit për ata që kanë nevojë, me një sistem që do të parandalojë një rritje të pakontrollueshme të mbërritjeve.

“Kufiri nuk është i hapur. Njerëzit që nuk përdorin rrugët ligjore të disponueshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara tani përballen me pasoja më të rënda, duke përfshirë një ndalim minimal pesëvjeçar të rihyrjes dhe ndjekje penale të mundshme”, -u shpreh Sekretari i Shtetit i Sigurisë së Brendshme, Alejandro Mayorkas.

Rregullorja supozon se shumica e emigrantëve nuk kanë të drejtë për azil pa kërkuar më parë mbrojtje diku tjetër, ose nëse nuk kanë arritur të përdorin rrugët ligjore për hyrjen në SHBA. Familjet emigrante të kapur duke kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë, në përgjithësi do të deportohen brenda 30 ditëve.

Në vetëm javën e fundit më shumë se 24,000 agjentë dhe oficerë të patrullës kufitare ishin dërguar në kufi për të zbatuar ligjet e SHBA-së, ku më shumë se 10 mijë emigrantë u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë çdo ditë. 

rregullat e reja ne shba shba azil

Sondazh

Poll