Bota

Nëna adoleshente vrau foshnjën duke i mbushur gojën me pambuk, 19-vjeçarja del para gjykatës

Gjykata e Kurorës së Worcester-it dëgjoi se si ajo e futi fëmijën e saj në një qese mbeturinash dhe shpresoi që nëna e saj të mendonte se ishte mbeturina. Sipas prokurorëve të çështjes adoleshentja e vrau foshnjën e saj në mënyrë që të mos zbulohej se ksihte qenë shtatzënë.

12 Maj 2023, 17:45 Nga f.i
Nëna adoleshente vrau foshnjën duke i mbushur gojën me pambuk,
Paris Mayo

SHBA- Një nënë adoleshente ka dalë sot para gjykatës, pasi akuzohet për vrasjen e foshnjën e saj të porsalindur duke e sulmuar dhe duke i mbushur fytin me pambuku. BBC shkruan se Gjykata e Kurorës së Worcester-it dëgjoi se si ajo e futi fëmijën e saj në një qese mbeturinash dhe shpresoi që nëna e saj të mendonte se ishte mbeturina.

Paris Mayo, sot 19-vjeçe, ishte 15 vjeç në kohën kur vrau foshnjen e saj, ka dalë në gjyq e akuzuar për vrasjen e Stanley Mayo menjëherë pas lindjes në shtëpinë e prindërve të saj në Ross-on-Wye, Herefordshire.  Pas lindjes, Mayo sulmoi foshnjën, duke i thyer pjesën e sipërme të majtë dhe të djathtë të kafkës dhe duke i shkaktuar një lëndim të rëndë të trurit. Pasi kuptoi se foshnja ishte ende e gjallë ajo përdori copa pambuku për t’i mbyllur rrugët e frymëmarrjes.

Avokati i prokurorisë Jonas Hankin KC tha se nëna dhe babai i adoleshentes ishin në shtëpi, por ishin në katin e sipërm pasi babai i saj nuk ishte mirë dhe po kryente dializë në shtëpi, duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte me vajzën e tyre.

Gjithashtu gjykata dëgjoi se Mayo u tha ndihmësve dhe stafit infermieror se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe kishte pasur gjakderdhje para se të lindte foshnja, por jo si periodat e saj normale. Ndërkohë motra e saj më e madhe e kishte pyetur nëse ishte shtatzënë, por zonjusha Mayo e kishte mohuar, iu tha gjykatës.

Sipas prokurorëve të çështjes adoleshentja e vrau foshnjën e saj në mënyrë që të mos zbulohej se ksihte qenë shtatzënë.

paris mayo vrau foshnjen

Sondazh

Poll