Bota

Papa Françesku: Kafshët shtëpiake nuk duhet të zëvendësojnë fëmijët

Papa pranon se vetëm të pasurit kanë para për të rritur fëmijë në Itali.

12 Maj 2023, 17:48 Nga k.m.
Papa Françesku: Kafshët shtëpiake nuk duhet të
Papa Françesku

ITALI- Krijimi i një familjeje në Itali është një “përpjekje” që vetëm të pasurit mund ta përballojnë. Kështu tha sot Papa Françesku, duke vënë në dukje se kushtet e tregut të lirë veprojnë si një pengesë për të rinjtë për të pasur fëmijë.

Edhe Italia përballet me një problem demografik. Në vitin 2022, lindjet ranë nën 400,000 për herë të parë, duke shënuar vitin e 14-të radhazi të rënies. Totali ra me 179,000 në 58.85 milionë.

Mungesa e shpresës për të ardhmen

Papa foli në një konferencë mbi krizën demografike. Ai tha se shkalla në rënie e lindjeve tregon mungesë shprese për të ardhmen, me brezat e rinj të ngarkuar nga një ndjenjë pasigurie, cenueshmërie dhe pasigurie.

"Vështirësia për të gjetur një punë të qëndrueshme, mbajtja e një pune, shtëpitë tepër të shtrenjta, qiratë e larta dhe pagat e pamjaftueshme janë probleme reale,"- tha ai, ulur pranë kryeministrit italian Giorgia Meloni.

Papa tha se kafshët shtëpiake po zëvendësojnë fëmijët në disa familje, gjë që nuk duhet të ndodhë. Në fakt, ai përmendi se një grua gjatë një meshe hapi çantën e saj dhe kërkoi një bekim papal për "bebin" e saj, i cili, siç doli, ishte një qenush.

“Më humbi durimi dhe e qortova duke thënë, shumë fëmijë janë të uritur dhe ju më sillni një qen”.

Megjithatë, ai iu referua kufizimeve të pakapërcyeshme për gratë e reja që detyrohen të zgjedhin midis karrierës dhe amësisë. Duke pasur parasysh koston e lartë të rritjes së fëmijëve, njerëzit po rimendojnë prioritetet e tyre.

papa françesku

Sondazh

Poll