Bota

Lidershipi rus 'frikësohet' nga ultimatumet e shefit të grupit mercenar rus 'Wagner'

Kreu i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin vazhdon të ankohet lidhur me furnizimin me armë për betejën që po zhvillohet aktualisht në qytetin lindor të Ukrainës. 

12 Maj 2023, 16:57 Nga a.l
Lidershipi rus 'frikësohet' nga ultimatumet e shefit të
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Analistët ushtarakë deklarojnë se shefi i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin nuk po vepron në interes të Kremlinit dhe deklaratat e tij po shqetësojnë seriozisht lidershipin më të lartë të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) raporton se dy burime të Kremlinit i thanë medias opozitare ruse se ultimatumi i zotit Prigozhin drejtuar ministrisë ruse të mbrojtjes javën e kaluar në të cilin ai kërcënoi se do të largonte trupat e tij nga Bakhmut nëse nuk u jepej më shumë municion u pa si një kërcënim serioz.

"Themeluesi i ëagner është i përkushtuar të pretendojë Bakhmut si një fitore personale në mënyrë që të ketë ndikim mbi Ministrinë e Mbrojtjes ruse", tha ISW.

Kreu i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin vazhdon të ankohet lidhur me furnizimin me armë për betejën që po zhvillohet aktualisht në qytetin lindor të Ukrainës. 

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll