Bota

Shefi i 'Wagner' nuk ndalet/ Sfidon ministrin rus të Mbrojtjes: Eja në Bakhmut, shiko si po sulmojnë ukrainasit

Megjithatë, sot ai publikoi një letër në të cilën fton Shoigun të vizitojë Bakhmutin. 

12 Maj 2023, 16:47 Nga a.l
Shefi i 'Wagner' nuk ndalet/ Sfidon ministrin rus të Mbrojtjes:
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Konflikti midis kreut të grupit mercenar 'Wagner' dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu vazhdon. Mediat e huaja raportojnë se Prigozhin prej javësh është ankuar se nuk po merr municion të mjaftueshëm nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët prej muajsh përpiqen të pushtojnë qytetin në lindje të Ukrainës, Bakhmutin. Megjithatë, sot ai publikoi një letër në të cilën fton Shoigun të vizitojë Bakhmutin. 

I dashur Sergej Kuzhugetovich. Aktualisht, njësitë e kompanisë private ushtarake Wagner kontrollojnë më shumë se 95 për qind të vendbanimit të Bakhmutit dhe vazhdojnë operacionet sulmuese me qëllim të çlirimit të plotë. Në krahët e Wagnerit, ku ndodhen Forcat e Armatosura të Federatës Ruse, armiku ndërmori një sërë kundërsulmesh të suksesshme”, shkruan fillimisht aleati i presidenti rus, Vladimir Putin. 

Kremlini raportohet se nuk po e furnizon me armë më grupin mercenar nga frika se mund të bëhet më i fuqishëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë dhe me këtë rast mund ta pasojë Putinin në krye të shtetit rus. 

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll