Bota

Kurti: Duhet përshpejtim i dialogut dhe zbatim i marrëveshjeve të arritura

Kurti ka përmendur takimin e 2 majit, ku ka thënë se e kanë trajtuar me urgjencë çështjen e të pagjeturve e për të cilën ka thënë se janë dakorduar me Serbinë.

12 Maj 2023, 16:29 Nga f.i
Kurti: Duhet përshpejtim i dialogut dhe zbatim i marrëveshjeve të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e ”Balkan Dialogues Initiative” përsëriti nevojën për përshpejtimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marëveshjeve të arritura. 

“Ne do të donim shpejtim të dialogut, dhe implementim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. E gjitha puna e bërë nga Prishtina dhe Beogradi duhet të përmendet, të gjitha janë përbërës kryesor për të arritur stabilitet”,- tha Kurti.

Gjithashtu në fjalën e tij, Kurti ka përmendur takimin e 2 majit, ku ka thënë se e kanë trajtuar me urgjencë çështjen e të pagjeturve e për të cilën ka thënë se janë dakorduar me Serbinë.

“Për dialog, jemi të përkushtuar dhe konstruktiv. Takimi i 2 majit përfundoi me një shënim pozitiv ku u pajtuam për Deklaratën për të pagjeturit, ne e kemi trajtuar këtë çështje me urgjencë sepse familjet kanë pritur shumë gjatë. Kosova po bën hapat e duhur për rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian”, -shtoi Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll