Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon Partinë e Lirisë, anëtari i katërt i numërimit ndahet me PDIU-në

Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së që anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

12 Maj 2023, 13:51 Nga I.A
Kolegji Zgjedhor rrëzon Partinë e Lirisë, anëtari i
Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave. Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së që anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Partia e Lirisë kishte ankimuar vendimin e KQZ dhe të KAS, në Kolegj Zgjedhor, por ata lanë në fuqi të njejtin vendim.

Me vendimin e KAS koalicioni Meta-Berisha mbesin pa numërues në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek të gjitha KZAZ-të e vendit.

kolegji zgjedhor

Sondazh

Poll