Politike

'Asnjë PROVË'/ Arrestimi i Belerit, Manjani: Me ç'urdhër pune justifikon Policia përndjekjen ndaj kandidatit?

Manjani theksuar se nuk ka asnjë provë për arsyet e ndalimit. 

12 Maj 2023, 12:54 Nga A.B
'Asnjë PROVË'/ Arrestimi i Belerit, Manjani: Me
Ylli Manjani

TIRANË-Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë. Ai publikon fletën e arrestit, duke theksuar se nuk ka asnjë provë për arsyet e ndalimit. 

REAGIMI:

Pra edhe është kapur në flagrancë, edhe është i dyshuar!!! Nëse është kapur në flagrancë duke dhënë para, kujt ja dha ato para?! Pse nuk është arrestuar në flagrancë edhe marrësi i parave?!

Sa para i dha?! Ku janë paratë objekt krimi?! Nëse janë dhënë para, pse janë të lidhura me votimet, kur ata ende s'janë bërë?! Oooooo! Oooooo Policia Gjyqsore e Shtetit! Me ç'urdhër pune justifikoni përndjekjen policore ndaj kandidatit?! Asnjë referencë. Thjesht ndlrhyrje abuzive. Shiheni me vemendje se çfarë katastrofe janë letrat zyrtare me të cilat u ndalohen liritë njerëzve në këtë vend.

Letra që thonë u të fus brenda dhe pikë. Asnjë fakt, asnjë provë që të të kuptohet flagranca. Vetëm supozime e aludime pa kuptim. E përsëris, pretendohet se është arrestuar në flagrancë! Por asnjë provë konkrete, oae të paktën referencë mbi një ngjarje a ndodhi. Hiç! Kjo është një tjetër provë fatale që tregon se shteti dhe drejrësia janë nën hyqmin e Edi Ramës. Asnjë lidhje me pavarsinë politike, kushtetutën e ligjin! Nëse do isha banor i Himarës do ta votoja Fredi Bejlerin.

ylli manjani fredi beleri

Sondazh

Poll