12 Maj 2023, 13:45
Nga I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar shkresën që tregon se Sali Berisha informohej nga SHISH në vitin 2007 se Alfred Beleri është një person i dënuar dhe i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe se ka folur për helenizim të Himarës.
Postimi i Ballës:
Kur Sali Berisha ishte Kryeministër, informohej zyrtarisht nga SHISH se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore. Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
taulant balla fushata 2023 sali berisha
beebcef8 cd52 4af4 92aa 24848de66c1c
d64c3a16 df44 4dda 970b d03a7086871f
Politike
12 Maj 2023, 13:16
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryedemokratin Sali Berisha. Ky takim, u bë...
Politike
12 Maj 2023, 12:54
A.B
Ylli Manjani
TIRANË-Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë. Ai publikon...
Politike
12 Maj 2023, 12:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se në të treja bashkitë ku do të bëhet votimi elek...
Politike
12 Maj 2023, 12:57
m.s
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka komentuar arrestimin e kandidatit të "Bashkië Fitojmë", Fredi Belerit. ...
Politike
12 Maj 2023, 12:54
I.A
Edmond Spaho
MALIQ- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Top...
Politike
12 Maj 2023, 12:50
m.s
Nikos Dendias
GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Dendias e ka cilësuar ...
Politike
12 Maj 2023, 12:42
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojm&...
Politike
12 Maj 2023, 12:39
A.B
Sai Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe një herë videon ku shfaqet Lulzim Basha dhe Taulant Ball...
Politike
12 Maj 2023, 12:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se dosja McGonigal është e pashmangshme për kry...
Politike
12 Maj 2023, 12:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se 14 maji është dita e kurorëzimit të...