Politike

Votimi elektronik, Berisha: Boçi bashkë me dy kandidatët e tjerë do të festojnë fitoren të parët

Berisha u shpreh se si Luçiano Boçi po ashtu dhe kandidatët Arjan Hoxha dhe Indrit Hoxha, kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme.

12 Maj 2023, 12:56 Nga I.A
Votimi elektronik, Berisha: Boçi bashkë me dy kandidatët e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se në të treja bashkitë ku do të bëhet votimi elektronik, kandidatët e 'Bashkë Fitojmë', do të festojnë fitoren të parët. Gjatë konferencës së sotme, Berisha u shpreh se si Luçiano Boçi po ashtu dhe kandidatët Arjan Hoxha dhe Indrit Hoxha, kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme.

"Në këto tre bashki do të fitojë PD-ja. Luçiano Boçi ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme në Elbasan dhe bashkë me Arjan Hoxhën dhe Indrit Hoxhën do të festojnë," tha Berisha.

sali berisha arjan hoxha luciano boci indrit hoxha

Sondazh

Poll