Politike

Ministri grek Nikos Dendias flet për arrestimin e Belerit: Do monitorojmë zhvillimet, nëse s'ka prova është skandal!

Ai ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe Ministrin e Jashtëm suedez

12 Maj 2023, 12:50 Nga m.s
Ministri grek Nikos Dendias flet për arrestimin e Belerit: Do
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Dendias e ka cilësuar si skandal nëse arrestimi i Belerit është kryer pa patur prova. Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe Ministrin e Jashtëm suedez. Në të njëjtën kohë ka paralajmëruar se qeveria greke do ta monitorojë nga afër rastin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, për blerje votash.

 “Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, përbën skandal”, nënvizoi ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, pas mbërritjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Stokholm. Siç theksoi ai, në fakt këtë e ka pranuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton "NewsBomb gr".

“Unë kam informuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë, z. Borrell, dhe Ministrin e Jashtëm suedez që vepron si President për këtë. Qeveria greke do ta monitorojë nga afër”, theksoi z. Dendias.

“Nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, është një skandal absolut”, përsëriti ai.

Së fundi, për sa i përket Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ai vuri në dukje: "Diskutimi i sotëm, edhe në Këshillin joformal për Ukrainën, është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse në Ukrainë çështja evropiane vendoset në tërësi për sa i përket integritetit territorial dhe të drejtave të njeriut"./Dosja.al

nikos dendias fredi beleri zgjedhjet

Sondazh

Poll