Politike

Arrestimi i Belerit/ Takimi me Berishën në selinë blu, Meta: Asgjë s'na habit! Rama inskenon ngjarje kriminale, s'do ndikojë në zgjedhje

Meta deklaroi për gazetarët se ngjarja është e inskenuar nga Rama, që sipas tij është i tmerruar nga vota e lirë.

12 Maj 2023, 13:16 Nga A.B
Arrestimi i Belerit/ Takimi me Berishën në selinë blu, Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryedemokratin Sali Berisha. Ky takim, u bë pak orë pas arrestimit të kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit. Meta deklaroi për gazetarët se ngjarja është e inskenuar nga Rama, që sipas tij është i tmerruar nga vota e lirë.

"Asgjë nuk na habit, pavarësisht se ka një javë që inseknon ngjarje kriminale, është i tmerruar nga vota e lirë. U bëj thirrje kujdo në qarkun e Vlorës, Himarës, të rrisin pjesmarrjen në votime, pasi ai e do bashkinë e Himarës, pasi ka cuar një kandidat që nuk ka lidhje"

Pyetja: A do e dëmtojë kjo opozitën?

Meta: 0 ndikim, do dëmtojë Ramën. Ishte ai organizatori i plagosjes në Kavajë, ishte ai provokatori i ngjarjes në Elbasan. E kuptojmë se duhet të ketë vetëm pjesmarrje. Sot duhet të përshëndesim Këlliçin i cili ka bërë një fushatë shumë transparente. 

Pyetja: Opozita çfarë do bëjë?

Meta: Cunami opozitar nuk do ndalet. Të gjithë do përgjigjen. Gjysmën e qeverisë e ka në burg, do i shkojnë dhe të tjerët. Ai është i tmerruar nga vota e lirë.

Arrestimi për shitblerje

Meta: Janë inskenime të Bledi Çuçit. Ju e dini se Rama po i blen votat hapur, duke shpërdorur në mënyrë më kriminale pozitën e tij si kryeministër. 

 

ilir meta sali berisha fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll